Haxhiu thotë se nuk do të gjenden faktet për tu dënuar të akuzuarit - Gazeta Express
string(67) "haxhiu-thote-se-nuk-do-te-gjenden-faktet-per-tu-denuar-te-akuzuarit"

Gazeta Express

28/09/2020 21:36

Haxhiu thotë se nuk do të gjenden faktet për tu dënuar të akuzuarit

Gazeta Express

28/09/2020 21:36

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse aktakuzat ndahen veçmas, nuk do të gjenden faktet për tu dënuar të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

“Nuk do të gjenden fakte për t’u dënuar, nëse ndahen aktakuzat veçmas”, thotë ai.

Lexo Edhe:

“Zakonisht ndodh kështu. Krijohen dy grupe. Dënohen një ose dy, tjerët lihen të lirë. Por kjo ndodhë zakonisht pas tre vjetësh. Do të thotë se këta njerëz humbin disa vite të jetës së tyre në gjykata dhe pastaj kthehen nëpër vendlindjet e tyre dhe vazhdojnë rrugët e tyre politike”, shtoi Haxhiu. /Express/