E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, që është ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë meqë prej pesë javësh nuk doli me një vendim pas kërkesës për vlerësim nga disa deputetë me iniciativë të AAK-së dhe mbështetur nga PDK e LDK.
“Gjykata Kushtetuese është vonuar, duhet ta themi hapur. AAK-ja bashkë me LDK e PDK e kanë kontestuar komisionin për votimin e fshehtë. Zgjidhja është shumë e thjeshtë ose Gjykata e merr e bënë të pranueshme këtë lëndë dhe e trajton nëse kryesuesi ka pasur të drejtë për komisionin për votimin e fshehtë, dhe ne besojmë fuqishëm që ka pasur të drejtë, sepse Aktgjykimi i Kushtetueses i 2014-s jep mënyra të ndryshme për votim. Letra e presidentes ka thënë se deputetët duhet të gjejnë mënyra për ta konstituuar Kuvendin, pra është në linjë me të dyja këto, ose ta shpallë të papranueshme pra, kushtetuesja duhet t’i bëjë këto. Duke mos pasur objekt Gjykata mund ta shpallë të papranueshme këtë lëndë. Presim vendimin Gjykatës Kushtetuese, por nuk është në rregull që është vonuar kaq shumë, sepse ne jemi në javën e pestë prej kur kjo është dërguar, ende nuk kemi një vendim “, deklaroi ajo.
Ndërkohë, tha se nëse ka mungesë të vullnetit e refuzim, sipas saj, të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga partitë tjera, atëherë tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Sepse nuk mund të vazhdojmë më gjatë kështu, mirëpo edhe për këtë duhet konstituimi i Kuvendit, duhet marrëveshje për këtë dhe pastaj shpërndarja e Kuvendit”, tha Haxhiu.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...