Zyra e Haxhiut njofton për takimin me kreun e KQZ'së: Diskutime që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa - Gazeta Express
string(96) "haxhiu-takon-kreune-kqzse-kreshnik-radoniqin-diskutohen-hapat-per-shpalljen-e-zgjedhjeve-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 18:53

Zyra e Haxhiut njofton për takimin me kreun e KQZ’së: Diskutime që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 18:53

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, me të cilin ka diskutuar për hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Sipas njoftimit, në takim është theksuar rëndësia e përgatitjes në kohë të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe standardet demokratike.

Haxhiu ka vlerësuar rolin e KQZ-së në garantimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në zgjedhje.

Në takim, po ashtu, është diskutuar për afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe koordinimin ndër institucional

Advertisement
Advertisement
Advertisement