string(89) "haxhiu-stregon-edhe-sa-here-do-te-provoje-qe-te-zgjidhet-kryeparlamentare-pyesni-opoziten"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 12:10

Haxhiu s’tregon edhe sa herë do të provojë që të zgjidhet kryeparlamentare: Pyesni opozitën

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 12:10

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i Kosovës pas dështimit të sotëm.

Haxhiu ka ecur për në veturën e saj, ku shoferi i hapi e mbylli derën. Kur u pyet se edhe sa herë do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit, ajo tha:

“Pyesni opozitën ju lutem”.

Propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë nuk ka kaluar serish.

Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 55 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.