Haxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Srpska- opozita s'pati guxim - Gazeta Express
string(111) "haxhiu-sot-patem-mundesine-ta-largojme-nga-kryesia-e-kuvendit-perfaqesuesin-e-listes-srpska-opozita-spati-guxim"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 20:28

Haxhiu: Sot patëm mundësinë ta largojmë nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Srpska- opozita s’pati guxim

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 20:28

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje akuzoi opozitën për mosguxim për ta larguar nga kryesia e Kuvendit përfaqësuesin e Listës Serbe.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm”, shkruan Haxhiu.

“Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar”, shprehet ajo.

“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, përfundoi ajo.