Albulena Haxhiu, e cila dështoi disa herë në mënyrë të përsëritur që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, u shpreh e habitur që Gjykata Kushtetuese vendosi të premtën se emri i një kandidati mund të hidhet në votim të hapur vetëm deri në tri herë.
“Ku e ka pa Gjykata Kushtetuse këtë? Ku e ka pa?”, pyeti ajo në një konferencë për media, në të cilën doli në cilësinë e ministres në detyrë të Drejtësisë.
“Pse tri herë? Ose dje, me të drejtë kishin pyetje pse jo 10 herë? Pse jo 6 herë? Pse 5 herë? Pra, Gjykata ka krijuar një normë të re, sepse kjo nuk ekziston askund – as në Kushtetutë e as në rregulloren e punës së Kuvendit”, tha Haxhiu.
Ajo tha se dispozitivi i fundit i Kushtetueses lidhur me konstituimin e Kuvendit “shkon përtej rolit interepretues që ka Gjykata Kushtetuse dhe përbën një precedent tepër të rrrezikshëm”.
“Për shembull, në aktgjykimin e fundit Gjykata Kushtetuese ka thënë që afati për konstituimin e Kuvenfit është 30 ditë, ndonëse shprehimisht në Kushtetutë nuk thuhet kjo”, tha ajo.