Haxhiu pret në takim ambasadorin turk, flasin për ‘‘marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin’’ mes dy vendeve - Gazeta Express
string(101) "haxhiu-pret-ne-takim-ambasadorin-turk-flasin-per-marredheniet-e-mira-dhe-bashkepunimin-mes-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 11:43

Haxhiu pret në takim ambasadorin turk, flasin për ‘‘marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin’’ mes dy vendeve

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 11:43

Kryetarja e Kuvendit e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Në komunikatën e kuvendit për media, bëhet e ditur se, gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Komunikata:

Kryetarja Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Republikën e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement