Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guérot.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe për kontributin e saj në zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Express