Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.
Siç njofton Kuvendi, gjatë takimit u diskutuan “marrëdhëniet shumë të mira” ndërmjet dy shteteve, si dhe aktualiteti në vend, me theks të veçantë Kuvendi.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar se shteti italian ishte në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj në çdo fazë të zhvillimit.
“Kryetarja Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e angazhimit për realizimin e agjendës së punës. Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar”, thuhet në njoftim.