Haxhiu për Feronikelin ’74 dhe lojtarin Zumberi: Kanë mujtë me regjistru edhe si lojtar amater - Gazeta Express
string(92) "haxhiu-per-feronikelin-74-dhe-lojtarin-zumberi-kane-mujte-me-regjistru-edhe-si-lojtar-amater"

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 22:14

Haxhiu për Feronikelin ’74 dhe lojtarin Zumberi: Kanë mujtë me regjistru edhe si lojtar amater

Sport

Gazeta Express

02/03/2025 22:14

Emisioni sportiv “Favorit” rikthehet edhe këtë të diel, si gjithnjë duke trajtuar tema të rëndësishme të sportit kosovar.

Në emisionin e sontëm, analistëve të rregullt të “Favoritit”, Arbnor Morinës, Taulant Dajakut dhe Hajriz Hajdarit, panelit në studio i bashkohen edhe Avni Haxhiu, Asdren Hoxha dhe Gazmend Gashi.

Në lidhje direkte të ftuar janë Ekrem Elshani dhe Lulzim Kolgeci.

Gjatë diskutimit foli edhe Avni Haxhiu.

Haxhiu tha se Feronikeli ’74 ndoshta edhe e ka regjistruar si lojtar amater Lavdim Zumberin.

“Mundet me ndodh edhe kjo, edhe pse nuk jam ekspert i çështjes, por ekziston si mundësi. E kanë regjistru si lojtar amater, edhe ‘FIFAConnect’ e pranon si lojtar e ‘TMS’ nuk ka nevojë me pas të regjistruar”, tha ai.

Tutje, ai rikujtoi një ngjarje që i kishte ndodhur atij me Trepçën.

“Një lojtar afrikan u largua, i hypi avionit edhe iku. Kishte kontratë me ne. Pas disa muajsh e pashë duke luajtur në Spanjë. Si ka mundur që Spanja ta pranojë si lojtar?”, shtoi Haxhiu./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement