Haxhiu pas publikimit të videos nga vrasja e të riut në Deçan: Nuk duhet të heshtë as Lumezi - Gazeta Express
string(91) "haxhiu-pas-publikimit-te-videos-nga-vrasja-e-te-riut-ne-decan-nuk-duhet-te-heshte-as-lumezi"

Haxhiu pas publikimit të videos nga vrasja e të riut në Deçan: Nuk duhet të heshtë as Lumezi

Gazeta Express

17/03/2021 22:12

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të videos nga momenti i vrasjes së të riut Agonis Tetaj nga Deçani.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook u shpreh e tronditur me qëndrimin e prokurorit Agron Uka dhe rikualifikimin e veprës, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”.

Lexo Edhe:

Ajo tha se ky rast dërgon tek dyshimet se ka pasur ndërhyrje të mëdha. Tutje shtoi se përballë këtij skandali të radhës, nuk duhet të heshtë as kryeprokurori Lumezi.

Postimi i plotë:

Dënim meritor për vrasësin e të ndjerit Agonis Tetaj

Nuk kalon asnjë ditë, pa u tronditur opinioni publik me skandalet e atyre që do të duhej të punonin dhe angazhoheshin për drejtësi. Këto skandale dhe veprime shumë të dyshimta, po i njollosin edhe prokurorët e ndershëm e profesionistë brenda sistemit. Këtë nuk duhet ta lejojnë!

Sot, qytetarët patën mundësinë të shohin se si në vitin 2018 ishte vrarë Agonis Tetaj në vendin e punës, baba i dy fëmijëve. Mënyra e vrasjes tronditi opinionin publik. Një i ri, në vendin e punës ditën e diele, u vra nga djali i pronarit i cili duket që hallet e tij i shfrynë në punëtorët që trajtohen në mënyrë mizore.

Jam e tronditur me qëndrimin e prokurorit Agron Uka dhe rikualifikimin e veprës, nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje nga pakujdesia”. Jam po ashtu e tronditur me ndërhyrjet e prokurorit Haxhi Dërguti përmes transferimit të lëndës nga Peja në Gjilan.

Ky rast dërgon tek dyshimet se ka pasur ndërhyrje të mëdha!Sistemi i drejtësisë duhet të jetë në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Përballë këtij skandali të radhës, nuk duhet të heshtë as kryeprokurori Lumezi. Duhet të hetohet lidhja, korrupsioni dhe gjitha ndërhyrjet që janë bërë në këtë rast.