Haxhiu: Nëse nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës - Gazeta Express
string(99) "haxhiu-nese-nuk-i-marr-se-paku-61-vota-terhiqem-nga-kandidatura-per-kryetare-te-kuvendit-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:50

Haxhiu: Nëse nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:50

Kandidatja për kryeparlamentare e Lëvizjes vetëvendosje ka folur rreth vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo ka ftuar sërish opozitën që të reflektojnë pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka përmendur edhe votimin e fshehtë të cilin thotë se nuk e ndalon kjo gjykatë.

Haxhiu ka kërkuar nga deputetët e këtij kuvendi që të votojnë në mënyrë të fshehtë, pasi sipas saj Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ndalon këtë formë votimi.

“Nëse unë si kandidate nuk i marr së paku 61 vota tërhiqem nga kandidatura për kryetare të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo sot në një konferencë për media tha se që nga dita e parë se seancës konstituive, VV ka dëshmuar vullneti dhe thotë se i ka përmbushur të gjitha detyrimet me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës

“Më 19 prill kemi bëtë propozimin për kryetar të Kuvendit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi dëgjuar arsyetimin e opozitës dhe deklaratat e tyre politike por jo të bazuara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”

Ajo ka përmendur edhe arsyet pse sipas saj opozita nuk pajtohet me propozimin e VV-së për kryesues të Kuvendit të Kosovës.

“Kanë thënë se zonja Haxhiu është përçarëse dhe konfliktuoze. Për mua të qenit kryetare e Kuvendit nuk është thjesht një detyrë institucionale por është një besim që kërkon pjekuri, përmbajtje dhe gatishmëri për ti shërbyer të gjithë deputetëve”