Haxhiu në rolin e Komandantes Supreme, i pret në takim Maqedoncin e Jasharin, presidenca jep detaje - Gazeta Express
string(97) "haxhiu-ne-rolin-e-komandantes-supreme-i-pret-ne-takim-maqedoncin-e-jasharin-presidenca-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:07

Haxhiu në rolin e Komandantes Supreme, i pret në takim Maqedoncin e Jasharin, presidenca jep detaje

Lajme

Gazeta Express

08/04/2026 13:07

U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim, ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, si dhe, komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar mes tjerash për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.

Njoftimi:

U.D Presidentja Haxhiu priti në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari

U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

“Diskutuam për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së”, ka thënë u.d Presidentja Haxhiu.

Ajo ka thënë se zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement