Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska'n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën - Gazeta Express
string(133) "haxhiu-ne-linje-me-bashkeshortin-e-saj-per-listen-srpska-pjesemarrja-politike-e-mundur-vec-per-subjektet-qe-e-respektojne-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:53

Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska’n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 19:53

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, duke komentuar mosçertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, thotë se “pjesëmarrja politike është e mundur vetëm për subjektet që respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit”.

Megjithëse një vendim i tillë mund të përmbyset nga instancat më të larta, Haxhiu deklaron se “vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, për integritetin e procesit zgjedhor dhe për sigurinë qytetare e shtetërore”.

Haxhiu shton se “Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës”.

“Lista serbe ka dëshmuar që nuk synon përfaqësimin qytetar, por që është dorë e zgjatur e Vuçiqit”, shprehet Haxhiu.

“Sulmi terrorist në Banjskë i organizuar nga kryetari faktik i saj, kryekrimineli Milan Radoiçiq, është një nga aktet terroriste ndaj të cilave Republika e Kosovës vepron me vendosshmëri.

Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe se është garant që zgjedhjet në Kosovë do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura të kriminale.

Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik, ku pjesëmarrja politike është e mundur vetëm për subjektet që respektojnë ligjin, Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit”, thuhet tutje në reagimin e saj në Facebook.

Ndryshe, Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi i cili është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, bënë spektakël gjatë mbledhjes, por Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ, për të cilin ka pasur raportime se është person i afërt me Vetëvendosjen, ka dorëzuar rekomandimin për certifikimin e Partisë Politike SRPSKA LISTA në KQZ.