Gazetari Baton Haxhiu, ka shprehur kritika për kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së Lumir Abdixhiku.
Kjo për shkak të fjalimeve që mbajtën më 11 shkurt, në Kuvendin e Kosovës në seancën konstituive.
Baton Haxhiu tha se nuk e kuptoi sesi Hamza pas shumë vitesh përvojë politike vjen me një fjalim të tillë.
“PDK-ja e pranoi kornizën e Kurtit pafytyrë, dhe realisht Bedri Hamza më ka turpëruar dje fortë, si është e mundur njeriu pas shumë vitesh në politikë, del dhe mban një asisoj fjalimi. Me ton të dridhur frikësohej prej autoritetit, me fjali gjysmake, me fjalë që artikulohen mirë”, ka thënë ai.
Ai ka shprehur kritika të ashpra edhe për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“E shoh ketë tjetrin pastaj, këtë djalin e ri. Po më vjen rëndë, sepse po zhgënjehem rrugës me këta njerëz. Ai sillet si moderator i moderuar, fjalime që janë jashtë kontekstit”, ka thënë ai. /Gazeta Express