“Duhet të ecim përpara” tha nënkryetarja e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila foli në një konferencë për media për atë se çfarë duhet të ndërmarrë, sipas saj, Gjykata Kushtetuese.
Ajo tha se po e presin aktgjykimin lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, ndërkaq më pas tha se do t’i vazhdojnë “negociatat, diskutimet dhe takimet” me Nismën “apo me ndonjë deputet tjetër” të interesuar.
“Ne do të flasim për këtë çështje kur t’i vijë radha. Por njëherë duhet ta presim vendimin apo aktgjykimin e Gjykatës Kushteuese. Sigurisht që ne kemi bërë të hapur se kë e kemi parë si partner. PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasë përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar, siç e dini. Negociatat apo diskutimet e takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re apo që të jetë në bashkëqeverisje në Qeverinë Kurti 3”, tha ajo.
Haxhiu tha se “zgjedhjet, nëse nuk ka interes dhe vullnet për ta bërë qeverinë, gjegjësisht për të qenë në qeverisje me Vetëvendosjen, janë të mundshme”.
Presidentja Vjosa Osmani tha dje se edhe ajo po e pret fundin e muajit për të parë aktgjykimin e Kushtetueses për funksionalizimin e Kuvendit, të cilin ajo e konsideron të kryer – po sikur Lëvizja Vetëvendosje – edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...