string(118) "haxhiu-kandidatja-e-perhershme-e-lvv-se-qe-spo-behet-kryeparlamentare-u-fryen-qirinjve-te-ditelindjes-kurti-duartroket"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 11:15

Haxhiu, kandidatja e përhershme e LVV-së që s’po bëhet kryeparlamentare u fryen qirinjve të ditëlindjes, Kurti duartroket

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 11:15

Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidate e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen.

Konstituimi i Kuvendit dështoi të bëhej edhe sot dhe seanca u ndërpre sërish. Por menjëherë pas ndërprerjes pati festë në grupin parlamentar të LVV-së

Haxhiu u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.

Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.

Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.