Haxhiu, Kadaj dhe Lekaj në bankën e të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend - Gazeta Express
string(88) "haxhiu-kadaj-dhe-lekaj-ne-banken-e-te-akuzuarve-per-hedhjen-e-gazit-lotsjelles-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:04

Haxhiu, Kadaj dhe Lekaj në bankën e të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:04

Sot, me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Pal Lekaj, të cilët përballen me akuza lidhur me një incident të ndodhur gjatë kohës sa ushtronin funksionin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ata akuzohen se në shkurt të vitit 2016 kanë futur bombola me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës – duke kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Pal Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin dhe Besa Baftiun, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. 

Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo Prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim. 

Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Seanca pritet të zhvillohet në prezencë të palëve dhe përfaqësuesve të mbrojtjes.