string(101) "haxhiu-jemi-te-hapur-per-takime-te-tjera-me-presidenten-kushtetuesja-te-thote-fjalen-e-vet-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 11:40

Haxhiu: Jemi të hapur për takime të tjera me presidenten, Kushtetuesja të thotë fjalën e vet sa më parë

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 11:40

Albulen Haxhiu, deputete dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, është deklaruar pas dështimit të 28-të për konstituimit të kuvendit, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë të jap vendimin e saj për lëndën e dorëzuar nga AAK-ja, si dhe për lëndën dorëzuar nga VV-ja ‘‘sa i përket manipulimit me vota të mërgatës’’, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë edhe se ky vendim duhet të jepet sa më shpjet duke pasur parasysh urgjencën.  

‘‘Ne kemi disa çështje përpara, kemi një lëndë në Gjykatën Kushtetuese që e ka dorëzuar AAK-ja, kemi edhe lëndën tjetër që e ka dorëzuar VV-ja sa i përket manipulimit me vota të mërgatës në të dyja këto që lidhen edhe me zgjedhjet, nuk kemi ende asnjë nga gjykata kushtetuese. Mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese duke e pasur parasysh ndjeshmërinë, urgjencën, të veprojë sa më parë, ta thotë fjalën e vet si për lëndën e parë si për lëndën e dytë’’, ka thënë ajo.

Tutje, e njëjta është deklaruar se VV-ja është e hapur edhe për takime të tjera me presidenten Vjosa Osmani, edhe nëse ato bëhen veç e veç.

‘‘Sa i përket ftesës së presidentes, tashmë ka ndodhur një takim me kryetarët e partive politike, aty është diskutuar edhe për takime të ndara me liderë veç e veç, ne jemi shumë të hapur të marrim pjesë edhe në këtë takim. Jemi shumë të hapur të kontribuojmë me gjithçka çka varet nga ne me qëllim të konstituimit të Kuvendit, por është përgjegjësi edhe e deputetëve të opozitës që të kontribuojnë në këtë drejtim’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress

aaaaa