Haxhiu i del në krah Konjufcës pas komunikatës së PDK-së: Të trajtohet sa më parë kallëzimi penal - Gazeta Express
string(98) "haxhiu-i-del-ne-krah-konjufces-pas-komunikates-se-pdk-se-te-trajtohet-sa-me-pare-padia-per-shpifje"

Haxhiu i del në krah Konjufcës pas komunikatës së PDK-së: Të trajtohet sa më parë kallëzimi penal

Gazeta Express

24/01/2020 15:04

Deputetja e LV-së, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur sot Partisë Demokratike të Kosovës, e cila përmes një komunikate ka kërkuar sqarime për lidhjet e kryeparlamentarit Glauk Konjufca me Sadri Ramabajën të dënuar në rastin “Syri i Popullit”, raporton Gazeta Express.

Haxhiu ka shkruar në Facebook se këto janë përpjekje të dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës.

Lexo Edhe:

“Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën “Syri i Popullit”. Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtojë padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtojë kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal”, ka deklaruar ajo.

Haxhiu ka shtuar se zgjedhja e Konjufcës kryeparlamentar ia ka kthyer dinjitetin vendin.

“Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, tha ajo. /GazetaExpress/