Haxhiu: Hoti tha se nuk ka qenë në dijeni për djalin e Haxhi Shalës, vaj halli çfarë kryeministri kemi - Gazeta Express
string(100) "haxhiu-hoti-tha-se-nuk-ka-qene-ne-dijeni-per-djalin-e-haxhi-shales-vaj-halli-cfare-kryeministri-kemi"

Gazeta Express

25/11/2020 21:17

Haxhiu: Hoti tha se nuk ka qenë në dijeni për djalin e Haxhi Shalës, vaj halli çfarë kryeministri kemi

Gazeta Express

25/11/2020 21:17

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se është e turpshme se si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tentoi t’i mashtrojë qytetarët se kinse nuk e ka ditur për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i përgjithshëm në Pragë.

Haxhiu tha se nuk e di çfarë kryeministri ka Kosova që nuk i lexon dokumentet që i shkojnë në zyre, shkruan Gazeta Express.

“Ajo që ishte e turpshme është që Hoti tha se nuk e kam ditur për djalin e Haxhi Shalës. Çfarë kryeministri na kemi që nuk lexon as dokumente që i shkojnë, vaj halli çfarë kryeministri qenka. Le të mos shpifë dhe të mos tentojë t’i mashtrojë qytetarët. Jemi lodh me djemt e Hashim Thacit, Haxhi Shales Adem Grabovcin e Fatmir Limajt”, tha Haxhiu në Kanal 10.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës ka reaguar sot duke thënë se nuk ishte në dijeni për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsulli përgjithshëm në Pragë.

Kujtojmë se sot ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete. Në mesin e tyre është edhe djali i Haxhi Shalës. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement