Haxhiu: Gjykimi në Hagë rrezikon ta shtrembërojë realitetin, populli e përjeton si të padrejtë - Gazeta Express
string(92) "haxhiu-gjykimi-ne-hage-rrezikon-ta-shtremberoje-realitetin-populli-e-perjeton-si-te-padrejte"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 11:20

Haxhiu: Gjykimi në Hagë rrezikon ta shtrembërojë realitetin, populli e përjeton si të padrejtë

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 11:20

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “nuk ishte agresion, por rezistencë”.

Ajo tha se do të kundërshtohet “çdo përpjekje për ta deformuar atë”, duke iu referuar procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Çdo përpjekje për ta shkëputur këtë luftë nga konteksti i saj historik dhe politik, rrezikon ta shtrembërojë realitetin e asaj kohe. Aq shumë kishte besim në drejtësinë e luftës sonë, saqë bota demokratike në atë kohë intervenoi e më vonë edhe e mbështeti pavarësinë e vendit tonë. Ne i kujtojmë këto të vërteta sepse popullli i Kosovës e përjeton si të padrejtë Gjykatën Speciale, dhe këtë gjykim së pari, sepse anashkalon vetë rrethanat në të cilat u zhvillua lufta jonë çlirimtare”, tha ajo në seancën solemne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement