Haxhiu fajëson FFK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për anulimin e ndeshjes së Dritës - Gazeta Express
string(85) "haxhiu-fajeson-ffk-ne-dhe-ministrine-e-shendetesise-per-anulimin-e-ndeshjes-se-drites"

Gazeta Express

11/08/2020 20:00

Haxhiu fajëson FFK-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për anulimin e ndeshjes së Dritës

Gazeta Express

11/08/2020 20:00

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka quajtur shqetësues vendimin e UEFA-s për anulimin e ndeshjes së Dritës me Linfield në Champions League.

“Kjo situatë po e dëshmon atë që ka qenë deri tash, edhe kur është marrë vendimi për lejimin e aktiviteteve sportive ka qenë kontrovers. Nuk lejohen aktivitetet në ambiente të hapura, por ka aktivitete sportive të mbyllura që lejohen”.

Lexo Edhe:

“Ky është gabim i FFK dhe Ministrisë së Shëndetësisë që nuk kanë vendosur kritere që të ketë çdo dy javë testime për lojtarët që do të dalin në Evropë. Nuk janë dy mijë, janë ekip deri në 40 veta. Është dashur t’u bëhen testet para se të shkojnë në Evropë”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.

“Tash rrezikon ta humbë ndeshjen në tavolinë, rrezik të karantinimit… Klubet që kanë më dalë në Evropë duhet të përcillet  gjendja e tyre shëndetësore në vazhdimësi. Tash klubet kanë mundësi ta bëjnë vet meqë janë licencuar laboratorë private”.

Për këtë pjesë, Haxhiu në Info Magazine ka theksuar se në fund të javës pritet të miratohet Ligji për Pandeminë në të cilët do të caktohet edhe çmimi i kryerjes së testimeve.

“Kemi përgatit amendamentet tona ku parashihet kjo, ku qytetarët që kanë simptoma dhe gjurmimi bëhet nga IKSHPK dhe qytetarët nuk paguajnë për këto shërbime. Ministria e Shëndetësisë duhet të jetë rregullatorë dhe të mos lejojë çmime të larta”.