Haxhiu: Evropianët dhe amerikanët të shqetësuar, Kurti po cënon pavarësinë e Kosovës - Gazeta Express
string(82) "haxhiu-evropianet-dhe-amerikanet-te-shqetesuar-kurti-po-cenon-pavaresine-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 8:49

Haxhiu: Evropianët dhe amerikanët të shqetësuar, Kurti po cënon pavarësinë e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

30/09/2025 8:49

Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bën populizëm dhe tregon delirin e tij.

Në ABC News, Haxhiu u shpreh se me veprimet e tij, Kurti po cënon pavarësinë e Kosovës, që është ndërtuar dhe mbështetet te pako e Ahtisarit.

Haxhiu shtoi se evropianët, por edhe amerikanët janë të shqetësuar.

“Kemi të bëjmë me populizëm. Ky populizëm e ka prekur një gjeneratë që është jashtëzakonisht të re. I ka thithur ideologjinë dhe populizimin e Albin Kurtit. Kushdo që thotë Albin Kurti fitohet lehtë, e ka gabim. E kemi njeri që vuajtjen e konsideron privilegj. Politikisht, është i paarsyeshëm. Bota politike e Kosovës, e ka ndërtuar pavarësinë mbi pako Ahtisari. Brenda kësaj adresohen edhe problemet e grupeve etnike në Kosovë. Ai e do Republikën e tretë, dhe kur e prek Ahtisarin, rrezikon çdo gjë që është krijuar në këto vite. Kompromiset janë në pakon e Ahtisarit. Meqë kemi distancë, prej 15 vitesh prej pavarësisë, zotit Kurti i duket kohë e mjaftueshëm, për ndërtimin e një republike të re, pa Ahtisarin. Kemi një njeri që do një pikë politike në jetën e tij, luftën. Për të treguar se pesha e tij politike është përmes policisë dhe njësisë speciale. Evropianët janë të shqetësuar për pakon e Ahtisaritn. SHBA dëshirojnë që ambasadën e Kosovës ta lënë në nivel të dytë dhe të tretë. Informacioni është i sigurt që një pjesë e amabsadave në botë, kjo është e sigurt. Për ne do ishte lajm i keq.”, theksoi ai.