Haxhiu: Është miratuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik - Gazeta Express
string(89) "haxhiu-eshte-miratuar-udhezuesi-per-mbrojtjen-e-personave-qe-raportojne-ne-interes-publik"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 12:19

Haxhiu: Është miratuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 12:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore

“Marrë parasysh se mbrojtja e sinjalizuesve është thelbësore për funksionimin efektiv të sistemeve të brendshme të menaxhimit të sinjalizimit, udhëzuesi: jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione; ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga  veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme; ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues.”

Lexo Edhe:

Ajo ka shkruar se miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.