Haxhiu: E duam NISMA-n në Qeveri, shpresojmë në përgjigje pozitive nga Limaj - Gazeta Express
string(74) "haxhiu-e-duam-nisma-n-ne-qeveri-shpresojme-ne-pergjigje-pozitive-nga-limaj"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:46

Haxhiu: E duam NISMA-n në Qeveri, shpresojmë në përgjigje pozitive nga Limaj

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 10:46

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se oferta që Kurti i ka dorëzuar Fatmir Limajt është rreth përfshirjes së NISMA-s edhe në Qeveri.

Ajo ka treguar se NISMA ende s’ka kthyer përgjigje dhe ka shtuar se VV shpreson për një përgjigje pozitive të Limajt për përfshirje në Qeveri.

 “Kryeministri ka thënë që ka dorëzuar ofertën tek NISMA, por ende s’’kemi përgjigje. Presim që të kemi përgjigje pozitive, të na bashkohen në qeverisje”, ka thënë ajo.

“Ne kemi qenë shumë të gatshëm që t’i kemi partner në Qeveri. Urojmë që të kemi përgjigje pozitive nga NISMA”, ka shtuar Haxhiu.

Ndërkohë nga NISMA siç kanë treguar deri tani, duan vetëm që Limaj të bëhet kryetar i Kuvendit./Express/