Haxhiu, deputetëve: Thoni hapur qëndrimet për martesat e gjinisë së njëjtë, Kuvendi s’është pazar - Gazeta Express
string(93) "haxhiu-deputeteve-thoni-hapur-qendrimet-per-martesat-e-gjinise-se-njejte-kuvendi-seshte-pazar"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2022 16:16

Haxhiu, deputetëve: Thoni hapur qëndrimet për martesat e gjinisë së njëjtë, Kuvendi s’është pazar

Lajme

Gazeta Express

16/03/2022 16:16

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët që të flasin hapur për kodin e ri civil, ku përfshihen edhe martesat mes gjinive të njëjta dhe duke kërkuar që të niset edhe debat për këtë çështje që “mund edhe të mos i pëlqejë dikujt”.

“Ajo çfarë s’po kuptoj është që po kërkoni qëndrimet tona dhe ne po i japim dhe në anën tjetër s’po e jepni qëndrimin tuaj. Duhet ta thoni hapur qëndrimin dhe ju si deputetë të Kuvendit të Kosovës e keni për obligim ta thoni hapur qëndrimin, Kuvendi s’është pazar”.

Ajo tha se si Ministri e kanë për obligim që të hartojnë kodin civil dhe se kanë pasë kërkesë edhe nga Zyra e Bashkimit Europian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement