Haxhi Shala tregon nëse AAK’ja ka marrë ofertë për koalicion nga Vetëvendosje - Gazeta Express
string(76) "haxhi-shala-tregon-nese-aakja-ka-marre-oferte-per-koalicion-nga-vetevendosje"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 18:13

Haxhi Shala tregon nëse AAK’ja ka marrë ofertë për koalicion nga Vetëvendosje

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 18:13

Anëtari për deputet nga radhët e AAK’së, Haxhi Shala, ka treguar se AAK’ja ende nuk ka marrë asnjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka nevojë për një partner serioz si Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Deri më tani nuk ka ndonjë ofertë nga Lëvizja Vetëvendosje. Albin Kurti ka nevojë për një partner serioz, e më serioz se Ramushin nuk e ka askënd. Bashkë me Haradinaj bëhen votat dhe ecet përpara”, ka thënë ai.

Shala ka përmendur edhe njëherë që është kërkesë e strukturave të Aleancës që Ramush Haradinaj të kandidojë për president, derisa është shprehur i hapur për koalicion më Lëvizjen Vetëvendosje./Express/