Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën - Gazeta Express
string(82) "haxhi-shala-tregon-cfare-mospajtime-ka-me-limajn-dhe-cka-do-ta-binde-ta-jape-voten"

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Gazeta Express

03/06/2020 11:26

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk e ka një qëndrim të qartë nëse do ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala në një bisedë telefonike për T7 ka thënë se është duke shkuar në seancën e Kuvendit dhe se vota e tij do të varet nga zhvillimet në seancë.

Lexo Edhe:

“Jam duke shkuar në seancë. Do ta shoh rrjedhën e seancës. Jo nuk kam një vendim, do ta shikoj një herë rrjedhën”, ka thënë Shala për T7.

Shala në këtë telefonatë ka shprehur pakënaqësi për emrat që ka zgjedhur kreu i Nismës, Fatmir Limaj, për emrat që ka zgjedhur për ministra, duke thënë se ka nepotizëm në emrat që janë zgjedhur.

Ai ka thënë se vota e tij do të varet edhe nga programi qeverisës që do ta paraqesë Avdllah Hoti. /Express/