Haxhi Shala: Kumedit çka me pas ba, s’kisha mujtë mi bo reklamë kaq shumë djalit - Gazeta Express
string(77) "haxhi-shala-kumedit-cka-me-pas-ba-skisha-mujte-mi-bo-reklame-kaq-shume-djalit"

Gazeta Express

26/11/2020 23:26

Haxhi Shala: Kumedit çka me pas ba, s’kisha mujtë mi bo reklamë kaq shumë djalit

Gazeta Express

26/11/2020 23:26

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka thyer heshtjen lidhur me çështjen e shpalljes së djalit të tij, Flakron Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Kosovë.

Shala, i ftuar në edicion special në ‘Klan Kosova’, ka thënë se edhe po të tentonte vetë, nuk kishte arritur t’i bënte reklamë më shumë të birit të tij, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kumedit çka me u pas ba s’kisha mujt me i bo kaq shumë reklamë djalit tem”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka vazhduar me lëvdata për të birin e tij, duke ia përmendur universitetet në të cilat ka diplomuar ai.

“Fakultetin e ka të krym në Pragë, tash doktoron në universitetin e dytë në Pragë, të gjitha bursat e këtyre universiteteve i ka arrite. Jo që është i jemi, po çdokush flet për fminë e vet”, ka thënë ai.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka pezulluar vendimin për shpalljen e Flakron Shalës Konsull të Përgjithshëm në Pragë. /Gazeta Express/