Haxhi Shala e vajton shkarkimin e djalit, e quan Vjosa Osmanin fundërrinë - Gazeta Express
string(72) "haxhi-shala-e-vajton-shkarkimin-e-djalit-e-quan-vjosa-osmanin-funderrine"

Gazeta Express

26/11/2020 0:35

Haxhi Shala e vajton shkarkimin e djalit, e quan Vjosa Osmanin fundërrinë

Gazeta Express

26/11/2020 0:35

Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala, ka reaguar në orët e para të mesnatës duke e quajtur ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, fundërrinë. Ai me këtë rast, ia uroi ditëlindjen djalit të tij, Flakron Shalës, i cili pardje (më 24 nëntor), u emërua konsull në Pragë të Çekisë, e për të cilin Osmani tha sot se do ta shfuqizojë vendimin.

Shala ka thënë se lirinë e djalit të tij dhe të Kosovës po e njollosni fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit, duke aluduar në Vjosa Osmanin, shkruan Express.

Lexo Edhe:

“Flakron biri im kur ti linde  para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je  me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime  ditëlindja”, shkroi Shala në facebook.          

Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti…

Posted by Haxhi Shala on Wednesday, November 25, 2020

Emërimi i djalit të deputetit u përfol dje dhe pardje shumë në media. Kjo për shkak se shumë analist konsideruan se ky veprim u realizua si larje borxhi ndaj votës që Shala e dha për formimin e Qeverisë Hoti. Votë kjo, pa të cilën nuk mund të formohej qeveria aktuale./Express/