Haxhi Robin Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të kamotshme për të boksuar dhe për të fituar në vendin ku i rrahë zemra.
Boksieri i suksesshëm kosovar bëri karrierë të jashtëzakonshme jashtë vendit, ndërsa më 5 gusht do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të krejt fansave të tij për të boksuar në Kosovë, shkruan “Gazeta Express”.
Ish-kampioni i botës në boksin profesionist u prit sot në zyrat e Federatës së Futbollit nga kreu i kësaj të fundit, Agim Ademi, të cilin e falënderoi për mundësinë që të boksojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dje, Krasniqi u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, me të cilin bashkërisht premtuan spektakël dhe natë të paharrueshme më 5 gusht. /Gazeta Express/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...