Haxhi Krasniqi akuzon rivalët: Më mposhtët ilegalisht - Gazeta Express
string(52) "haxhi-krasniqi-akuzon-rivalet-me-mposhtet-ilegalisht"

Gazeta Express

05/08/2020 15:14

Haxhi Krasniqi akuzon rivalët: Më mposhtët ilegalisht

Gazeta Express

05/08/2020 15:14

Boksieri Haxhi “Robin” Krasniqi beson se disa prej meçeve i ka humbur vetëm pasi që kundërshtarët e tij kanë marrë ndihma nga palë të treta në mënyrë të jashtëligjshme.

Krasniqi e mbante titullit për kategorinë “super-middleweight” në Evropë nga viti 2018 deri vitin e kaluar, ndërsa dy herë kishte garuar për titullin botëror në kategorinë “cruiserweight”, në vitin 2013 dhe 2015, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga 55 meçet zyrtare që i ka shkruar në karrierën e tij si boksier profesionist, Krasniqi i ka fituar 49, 17 prej të cilave me nokaut, ndërsa i ka pësuar gjashtë disfata, njërën me nokaut.

Tani, Krasniqi i ka paralajmëruar kundërshtarit e tij, që sipas tij fituan në mënyra të jashtëligjshme, se do të pësojnë gjithmonë nga ai.

 “Unë vërtetë i kam humbur disa duele të boksit, ndër të tjera edhe për shkak se palë të treta iu kanë ndihmuar kundërshtarëve të mijë në mënyrë të jashtëligjshme, por thellë në zemër akoma nuk më ka mposhtur askush dhe as nuk do më mposht”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ata që tani e ndiejnë vetën të përmendur, do të pësojnë gjithnjë ndaj meje, këtë ua premtoj, sinqerisht”.

Ich habe schon einige Boxkämpfe verloren, unter anderem weil Dritte meinen Kontrahenten (mind. 2 Gegnern) unzulässig…

Publiée par Robin Krasniqi sur Mercredi 5 août 2020

Në karrierë, Krasniqi ka pësuar disfata kundër Sven Haselhuhn, Adrian Cerneaga, Nathan Cleverly, Jürgen Brähmer, Arthur Abraham dhe Stefan Härtel. /Gazeta Express/