Haxhi Avdyli nga Guxo para nisjes së seancës ka thënë që do të propozojnë njerëz që kanë përkrahje qytetare.
“Ministrat kanë, tash cka me bë?”
“PDK nuk e ka atë luks, atë mundësi me na caktu emrin. Ne i ftojmë për dialog, për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe t’i krijojmë institucionet… Institucioni i kuvendit të Kosovës është një shtëpi e përbashkët e krejt partive e nëse ne kërkojmë përkrahje për qeveri është diçka tjetër, e as nuk e kemi në plan me kërku përkrahje për Qeverinë… ta formojmë kuvendin e pastaj ai që i ka numrat le ta formojë qeverinë”, tha ai.
“Po dojnë me ia vazhdu mandatin e Albin Kurtit , kjo opozitë po del të jetë një adhurues sekret i Albin Kurtit se nuk e kanë plan me rrëzu Albin Kurtin as në vitin 2026 me këtë qasje”, tha ai. /GazetaExpress/