string(69) "haxhi-avdyli-i-lvv-se-konfirmon-marreveshjen-me-nismen-i-kemi-61-vota"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2025 6:59

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme

Gazeta Express

18/04/2025 6:59

Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje. 

Avdyli tha se nuk është i autorizuar të flasë për marrëveshjen, por shtoi madje se bisedimet janë “shumë pozitive” dhe se tashmë “LVV-ja i ka 61 vota në Kuvend”, por se ajo do më shumë se aq.

“Kemi bisedime dhe bisedimet janë shumë pozitive. S’kemi të shkruar, por mbi këtë shumë shpejt… Për këtë do të dalim para opinionit. S’jam i autorizuar që të flas për këtë”, tha Avdyli, duke folur për KTV.

Avdyli tha të enjten se Vetëvendosje i “ka tashmë” votat e nevojshme për ta formuar Qeverinë e re.

“Ata e dinë që ne i kemi numrat. Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”, ka thënë ai.