Haxhi Avdyli e godet Hysenin: Projekti yt për koalicion LDK-PDK dështoi keq - Gazeta Express
string(74) "haxhi-avdyli-e-godet-hysenin-projekti-yt-per-koalicion-ldk-pdk-deshtoi-keq"

Gazeta Express

06/02/2020 20:26

Haxhi Avdyli e godet Hysenin: Projekti yt për koalicion LDK-PDK dështoi keq

Gazeta Express

06/02/2020 20:26

Deputeti i LDK’së, Haxhi Abdyli, ka hedhur akuza ndaj bashkëpartiakut të tij, Skënder Hysenit, pasi ky i fundit reagoi për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

 Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyren e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai, kishte thënë ish-ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Lexo Edhe:

E ky shkrim i tij e ka prekur në “tela” Avdylin.

“Histeria nuk është virus, por si duket histeria e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Thaqi e paska prek edhe Skenderin tonë të LDK-së”, ka shkruar ai,

“I fundit që do duhej sot të ishte me pezm pse fotografia e Presidentit historik Rugova qëndron përballë atij të Presidentit aktual Thaqi do duhej të ishte Skenderi, por ja edhe kjo na ndodhi. Nuk është e lehtë për PDK-në që pas shumë vite në pushtet të mbesin në opozitë, por të kishte kaq i pezmatuar edhe përkthyesi i Presidentit Rugova duket shumë e pakuptimtë”, shton Avdyli.

Tutje ai e akuzon Avdylin se punoi kundër interesave të partisë së tij dhe u angazhua për krijimin e një koalicioni LDK-PDK.

“Apo ndoshta edhe për Skenderin nuk është lehtë që projekti i tij dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq me 02.02.2020. Kohët kanë ndryshuar, edhe politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu. E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së”, thotë Avdyli. /Express/