Haxhi Avdyli e "garanton" Hykmete Bajramin se Vjosa Osmani nuk kthehet në LDK, flet edhe për xhelozi - Gazeta Express
string(97) "haxhi-avdyli-e-garanton-hykmete-bajramin-se-vjosa-osmani-nuk-kthehet-ne-ldk-flet-edhe-per-xhelozi"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:59

Haxhi Avdyli e “garanton” Hykmete Bajramin se Vjosa Osmani nuk kthehet në LDK, flet edhe për xhelozi

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 18:59

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka komentuar deklaratën e deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami, e cila tha se nuk ka vend në LDK për Vjosa Osmanin.

Avdyli e ka ’garantuar’ Bajrami se Osmani nuk kthehet në LDK, duke thënë ”mos u frikëso se Vjosa nuk vjen në LDK, me ta nxon vendin’.

Ai madje thotë se Bajrami ka xhelozi personale për Vjosa Osmani, sipas tij, ’i pengon shkëlqimi’ i Vjosa Osmanit.

”Hykmetja ka qenë deputete ka fundi i listës. Në kohën kur ka qenë Vjosa Osmani, edhe kur e qitshin 81 dalke e dyta me vota. Ajo ka xhelozi personale ndaj Vjosës, e pengon shkëlqimi i saj. Ajo ka qenë edhe mbrapa Besa Gaxherit, Lirie Kajtazit, Valentinës e Vlora Dumoshit, edhe me vota edhe me pozita në parti. Ka një frikë të tmerrshme ajo. Mos u friko se nuk vjen(Vjosa Osmani) në LDK, me ta nxon venin. Ti vazhdo mos të kesh probleme me Listën Serbe”, tha ai.

Tutje, ai në dPt te Fidani tha se ‘ Hykmetja mendon që LDK është parti private e dikujt, mendoj që ajo parti hiqe këtu vetëm Lutfi Haziri, unë nuk e di çfarë partie ka mbet LDK aty… Fajtore është Hykmetja dhe Avdullahu që LDK ka ra në 12%.”.