Havolli i reagon Muratit: Po i hedhni hi syve qytetarëve, pse po e bllokoni unazën e jashtme të kryeqyteit - Gazeta Express
string(104) "havolli-ia-permend-muratit-projektet-e-komunes-se-prishtines-te-cilat-po-i-bllokon-ministria-e-financave"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 23:16

Havolli i reagon Muratit: Po i hedhni hi syve qytetarëve, pse po e bllokoni unazën e jashtme të kryeqyteit

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 23:16

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ishte i ashpër ndaj kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama që akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit të komunës.

Havolli e pyet Muratin specifikisht për bllokimin e unazës së jashtme, duke komentuar se “të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”.

“Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:  Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?”.

“29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë. Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.  Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”, ka thënë Havolli. /Gazeta Express