Havertz s’dëshiron t’i komentojë spekulimet për Liverpoolin: S’dua ta prish - Gazeta Express
string(71) "havertz-sdeshiron-ti-komentoje-spekulimet-per-liverpoolin-sdua-ta-prish"

Gazeta Express

23/05/2020 22:28

Havertz s’dëshiron t’i komentojë spekulimet për Liverpoolin: S’dua ta prish

Gazeta Express

23/05/2020 22:28

Disa nga klubet elitare të Evropës, përfshirë këtu Liverpoolin, janë interesuar për yllin Kai Havertz, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron t’i komentojë këtu spekulime pasi që e vlerëson si mungesë respekti ndaj Bayer Leverkusenit.

Bayern Munichu, Liverpooli, Barcelona dhe Juventusi janë në mesin e klubeve që janë përfolur për transferimin e gjermanit Kai Havertz, për të cilin Leverkuseni e ka bërë të qartë se nuk pranon ta shesë për më pak se 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

20-vjeçari i shënoi dy gola për të dytën javë radhazi, në fitoren me rezultat 3:1 kundër Borussia Monchengladbachut të shtunën, duke ia siguruar kështu skuadrës së tij fitoren e dytë brenda pesë ditëve.

Ai ishte gjithashtu në formë të mirë për ndeshjet e parë të Leverkusenit pas rinisjes së sezonit të Bundesligës, kur i shënoi dy gola në fitoren me rezultat 4:1 kundër Ëerder Bremenit të hënën.

Kur u pyet lidhur me spekulimet për të ardhmen e tij pas ndeshjes të së shtunës, Havertz tha për Sky Sport: “Nuk më pëlqen të them që, natyrisht, ka shumë spekulime. Unë po përqendrohem te ky sezon dhe do ta shohim çfarë do të ndodhë më vonë”.

“Jam mirënjohës për Leverkusenin dhe nuk dua ta prish këtë në asnjë mënyrë”.

Havertz tani ka kontribuar në nëntë gola (gjashtë të shënuara, tri të asituara) në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në Bundesligë. /Gazeta Express/