string(78) "hashim-thaci-ne-kosove-haga-jep-detaje-rreth-vendimit-per-ta-liruar-per-vizite"

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 11:32

Hashim Thaçi në Kosovë, Haga jep detaje rreth vendimit për ta liruar për vizitë

Lajme

Gazeta Express

13/03/2025 11:32

Gjykata Speciale ka liruar ish-presidentin Hashim Thaçi për një vizitë në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Dhomat e Specializuara në Hagë thanë se vizita u mundësua për arsye humanitare.

“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të organizojë një vizitë në kujdestari në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”.

Thaçi sot erdhi në QKUK ku po trajtohet babai i tij.