Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm - Gazeta Express
string(92) "hashim-thaci-e-nis-fjalen-permbyllese-ne-hage-duke-uruar-per-17-shkurtin-une-jam-i-pafajshem"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 14:13

Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 14:13

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues.

Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, ne përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi”.

“Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, shtoi Thaçi.

Sipas Thaçit, kundërshtari i vetëm i tij dhe i UÇK-së ishte regjimi i Millosheviqit.

“Unë nuk isha i sigurt nëse do ta shihja më familjen time, e lëre më të ushtroja kontroll. U ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri. Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e Slobodan Millosheviqit”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement