string(84) "hashim-thaci-arrin-tek-shtepia-e-tij-ne-bruoje-per-te-qendruar-me-familjen-e-ngushte"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 12:03

Hashim Thaçi arrin tek shtëpia e tij në Burojë për të qëndruar me familjen e ngushtë

Lajme

Gazeta Express

21/03/2025 12:03

Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt për të qëndruar me familjen e tij të ngushtë, shkruan Gazeta Express.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, raporton se tashmë Thaçi ka arritur dhe po qëndron në shtëpinë e tij.

Se do të lejohet për t’u çmallur me familjarët pas vdekjes së babait e ka konfirmuar për Express edhe Gjykata Speciale./GazetaExpress/