Hashani: Albin Kurti nuk është kryeministër, kandidatët e LVV nuk kanë pse t’i lidhin premtimet e tyre me të - Gazeta Express
string(105) "hashani-albin-kurti-nuk-eshte-kryeminister-kandidatet-e-lvv-nuk-kane-pse-ti-lidhin-premtimet-e-tyre-me-te"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 19:00

Hashani: Albin Kurti nuk është kryeministër, kandidatët e LVV nuk kanë pse t’i lidhin premtimet e tyre me të

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 19:00

Medain Hashani, profesor dhe ekspert i ekonomisë, në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin ka thënë se pothuajse asnjë kandidat për kryetar komune nuk po arrin të shpjegojë se si dhe me cilat mjete do t’i realizojë gjithë ato premtime që po japin në fushatë.

Sipas tij, anomalia e këtyre zgjedhjeve janë kandidatët për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që çdo premtim të tyre po e lidhin me qeverinë Kurti; pra, asnjë premtim i tyre nuk është i bazuar në kapacitetin e tyre lokal, mirëpo në bazë të kapacitetit qendror.

“Albin Kurti nuk është kryeministër dhe nuk kanë pse kandidatët për kryetar nga LVV premtimet e tyre t’i lidhin me qeverinë e tij, për shkak se, siç po shihet, së shpejti do të kemi zgjedhje të reja qendrore dhe nuk mundesh si kandidat për kryetar premtimet e tua t’i lidhësh me nivelin qendror”, ka thënë Hashani.

Në anën tjetër, sipas Hashanit, kandidatët e partive tjera politike premtimet e tyre kryesisht po i lidhin me nivelin lokal.

Hashani pohon se shumica e kandidatëve kanë mangësi bazike në premtimet e tyre elektorale.

“Nuk po e shoh pothuajse asnjë kandidat për kryetar teksa flet se si do t’i rrisë të hyrat vetanake dhe me këtë edhe projektet e tyre. Këto të hyra vetanake duhet të rriten në mënyrë që ta kenë një strukturë të re buxhetore dhe rrjedhimisht edhe realizimin e më shumë projekteve të tyre kapitale”, ka shtuar Hashani.