Hasani njofton se dy libra të tij tashmë mund t’i gjeni edhe ‘online’ - Gazeta Express
string(67) "hasani-njofton9-se-dy-libra-te-tij-tashme-mund-ti-gjeni-edhe-online"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:41

Hasani njofton se dy libra të tij tashmë mund t’i gjeni edhe ‘online’

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 17:41

Ish-kreu i Kushtetueses, profesori Enver Hasani, ka njoftuar se dy librat e tij universitarë, E Drejta Kushtetuese (me bashkautor profesorët Përparim Gruda dhe Zahir Çerkini), dhe, Gjyqësia Kushtetuese (me bashkautor Muhamet Brahimi, MA), i ka ngarkuar edhe në platformën online www.academia.edu.

Hasani ka thënë edhe se për shkak të kostos së lartë të ribotimit dhe pamundësisë për t’i riprodhuar në këtë fazë, ka vendosur që t’i vëmë në dispozicion në mënyrë të hapur.

‘‘Këto tekste u dedikohen kryesisht studentëve të drejtësisë, profesorëve universitarë, avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve, si dhe të gjithë profesionistëve të fushës juridike. Po ashtu, ato janë një burim i çmuar për studiuesit, kërkuesit shkencorë dhe çdo person të interesuar për të kuptuar në mënyrë të thelluar të drejtën dhe gjyqësinë kushtetuese të Kosovës dhe të vendeve fqinje nga një këndvështrim krahasues dhe historik’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Të dashur miq,

Sapo kam ngarkuar në platformën www.academia.edu dy tekste universitare:

– E Drejta Kushtetuese (me bashkautor profesorët Përparim Gruda dhe Zahir Çerkini), dhe

– Gjyqësia Kushtetuese (me bashkautor Muhamet Brahimi, MA).

Prej kohësh, kopjet fizike të këtyre dy librave me peshë të veçantë akademike janë shpërndarë dhe shpenzuar plotësisht. Për shkak të kostos së lartë të ribotimit dhe pamundësisë për t’i riprodhuar në këtë fazë, kemi vendosur t’i vëmë në dispozicion në mënyrë të hapur për komunitetin tonë.

Këto tekste u dedikohen kryesisht studentëve të drejtësisë, profesorëve universitarë, avokatëve, prokurorëve, gjyqtarëve, si dhe të gjithë profesionistëve të fushës juridike. Po ashtu, ato janë një burim i çmuar për studiuesit, kërkuesit shkencorë dhe çdo person të interesuar për të kuptuar në mënyrë të thelluar të drejtën dhe gjyqësinë kushtetuese të Kosovës dhe të vendeve fqinje nga një këndvështrim krahasues dhe historik.

Më poshtë gjeni lidhjet për shkarkimin e librave në formatin e tyre origjinal, ashtu siç janë botuar:

– E Drejta Kushtetuese

https://www.academia.edu/130214582/E_DREJTA_KUSHTETUESE

– Gjyqësia Kushtetuese

https://www.academia.edu/130214136/GJYQESIA_KUSHTETUESE