Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciales ishte i papërballueshëm - Gazeta Express
string(93) "hasani-presioni-i-nderkombetareve-per-themelimin-e-gjykates-speciales-ishte-i-paperballueshem"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 18:30

Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Gjykatës Speciales ishte i papërballueshëm

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 18:30

Nait Hasani, deputeti i PDK-së, thotë se iu kërkua të votonte këtë gjykatë, megjithëse sipas tij, ai ishte kundër themelimit të një gjykate që do ta gjykonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë deklaratë, Hasani e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, derisa shtoi se themelimi i Speciales u bë nga një presion i përballueshëm i ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera, ai potencon se punimet në Gjykatën Speciale në Hagë është dashur të ndalen në momentin që u konstatua që nuk ka elemente të trafikimit të organeve, çështje për të cilën, sipas tij, edhe u formua kjo gjykatë.

“Të kthehesh 10 vjet prapa, është bukur shumë kohë, por ngjarjet të cilat i përjetojmë përditë, edhe në ditët e sotshme, janë aktualet, pikërisht para 10 vjetëve kur kanë filluar. Gjykata Speciale nuk ka filluar më 3 gusht 2015, por ka filluar nga 2011-ta. Atëherë nga raporti  i Dick Marttyt. Tani nga Asambleja Parlamentare. Por nga viti 2014 e merr formën e prerë. Ne nuk kemi gjetur elemente të trafikimit të organeve, por ka elemente për trajtimin jo të drejtë gjatë luftës. Këtu është dashur të kuptohej drejtë çështja atëherë, dhe të mbyllet. Sepse kërkesa ka qenë për trafikim organesh, sepse gjykatat tona kanë gjykuar mjaftueshëm për krime lufte”.

“Por me presionin ndërkombëtar, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e drejtë, për shkak se është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga unë që ta jap votën, pikërisht për Gjykatën. Në bisedë të drejtpërdrejtë me Hashimin, Kadrinë, brenda grupit, kam thënë ‘jo’, s’ka mundësi ta votoj një gjykatë që gjykon luftën tonë. Askund në botë nuk ka gjykata etnike, gjykata bëhen për krime lufte, pavarësisht etnitetit, gjuhës, fesë. Por te ne ishte e përcaktuar, Gjykatë Speciale për dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hasani.