string(87) "hasani-per-bujar-bukoshin-ishte-njeri-i-rralle-stoik-ne-karakter-e-i-drejte-si-pak-kush"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:32

Hasani për Bujar Bukoshin: Ishte njeri i rrallë, stoik në karakter e i drejtë si pak kush

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:32

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka reaguar për vdekjen e ish kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Ai ka thënë se Bukoshi ishte “njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush”.

“Me Dr. Bujarin kemi kaluar gjashtë vjet të gjata në ekzil – vite pune, sfidash e idealizmi. Ishte njeri i rrallë: i ditur e i butë, i fjalës e i besës, stoik në karakter e i drejtë si pak kush. I pajisur me një ndjenjë të thellë për çdo fushë të jetës publike, edhe pse vinte nga mjekësia, ai e ndiente shtetin si organizëm të gjallë, që duhej shëruar me maturi, moral dhe vetëflijim. Fatkeqësisht, ai besonte shumë, shpesh deri në naivitet, dhe zemrën e tij të bardhë ia lanë në duar njerëz që nuk e meritonin. E keqpërdorën mirësinë e tij, pa ia kuptuar as thellësinë, as pasionin. Por ai nuk u lig, sepse besonte më shumë te nderi sesa te rezultati. Lamtumirë, mik i mirë, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshi dhe i shërbeu pa kursim.”