Hasani: Me veprimet e fundit politike po i forcojmë argumentet e serbëve për autonomi - Gazeta Express
string(84) "hasani-me-veprimet-e-fundit-politike-po-i-forcojme-argumentet-e-serbeve-per-autonomi"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 22:47

Hasani: Me veprimet e fundit politike po i forcojmë argumentet e serbëve për autonomi

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 22:47

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka alarmuar se me veprimet e fundit që janë bërë në Kuvendin e Kosovës, duke bllokuar zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, do të ketë pasoja të rënda për vendin.

Sipas Hasanit, po forcohen argumentet që serbët të kërkojnë autonominë brenda Kosovës.

“Nëse nuk ndiqet fryma e deklaratës së pavarësisë dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ne shkojmë nga formimi i një republikës së re. Të shohim se cila është, le të na tregoj z. Kurti, se unë e kam të paqartë, le të na tregoj cila është ajo republikë e tretë. Autonomia serbe që është pranuar në Ohër, por ka një arbitrazh. Arbitrazhi i ka tre vetë në draft statut që këta e kanë pranu, atij mund t’i shtohen vetëm edhe dy vetë dhe vetëm trashet aty ajo autonomi”, tha Hasani në Rubikon.

“Krejt ideja është me rezistu implementimin e asaj që e ke pranuar, tash është pranuar në një cilësi tjetër e kjo është futur në mekanizmin euroatlantik të Kosovës. Unë kam frikë se edhe rekomandimi pozitiv për Këshill të Evropës do të filloj me u rishqyrtuar. Republika e tretë a e din cila është, me federalizu Kosovën, tjetër s`ka këtu”, tha Hasani.