Hasani me homologun azerbajxhanas: Nxitje e bashkëpunimit në turizëm e ekonomi - Gazeta Express
string(77) "hasani-me-homologun-azerbajxhanas-nxitje-e-bashkepunimit-ne-turizem-e-ekonomi"

Gazeta Express

02/03/2024 11:31

Hasani me homologun azerbajxhanas: Nxitje e bashkëpunimit në turizëm e ekonomi

Gazeta Express

02/03/2024 11:31

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi takim me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia.

“Vlerësuam agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, si dhe vazhdimësinë e dialogut intensiv politik, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku”, u shpreh Hasani në një postim në rrjetet sociale në lidhje me këtë takim.

Lexo Edhe:

Sipas tij, marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.