Hasani: Mbrëmë ka nisur rrjedhja e afatit 60 ditor për zgjedhjen e Presidentit, dekreti i Osmanit kundërkushtetues - Gazeta Express
string(112) "hasani-mbreme-ka-nisur-rrjedhja-e-afatit-60-ditor-per-zgjedhjen-e-presidentit-dekreti-i-osmanit-kunderkushtetues"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 11:22

Hasani: Mbrëmë ka nisur rrjedhja e afatit 60 ditor për zgjedhjen e Presidentit, dekreti i Osmanit kundërkushtetues

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 11:22

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po konsideron se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës është antikushtetues dhe si i tillë duhet të kontestohet.

Hasani ka thënë se mbrëmë pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit, ka nisur rrjedhja e afatit 60 ditor.

“Patjetër që ky dekret arbitrar duhet të kontestohet dhe Gjykata Kushtetuese duhet ta thotë fjalën e fundit. Nuk duhet të lejohet ky arbitraritet dhe kjo papërgjegjësi totale ndaj Kushtetutës. Mbrëmë, pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ka nisur rrjedhja e afatit 60-ditor. Gjykata duhet urgjent të vendosë masën e përkohshme për të penguar erozionin e mëtejmë të rendit kushtetues”, ka thënë ai për Kosova Press.

“Dekreti i sotëm është tërësisht jokushtetues dhe prek themelet e formës së pushtetit shtetëror.Roli dhe pozita e Presidentit të Republikës është e qartë në Kushtetutën e Kosovës dhe ai nuk është sistem presidencial”, ka shtuar Hasani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement