string(79) "hasani-e-pranon-se-kishte-kerkese-per-mbeshtetje-nga-vv-ja-tregon-kushtin-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:44

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 10:44

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Hasani ka thënë se u është përgjigjur me refuzim.

“Po, kam pasur kërkesë, ju kam treguar. Nuk ka pasur ofertë, por kanë kërkuar mbështetje, por ju kam thanë që nuk ka mundësi”, ka thënë Hasani.

Ai ka dhënë detaje të bisedës me Albulena Haxhiun gjatë përvjetorit të masakrës në burgun e Dubravës.

“Nuk e meritojnë votën për mosmbështetjen e Gjykatës Speciale. Na kemi kërkuar takime, kemi biseduar për të gjitha problemet. Atje nuk është Hashimi, atje është presidenti i vendit dhe ushtria e Kosovës. Ata që e përmbushin këtë kërkesë e kanë mbështetjen time”, ka thënë Hasani.

aaaaa